Kylian Mbappe e ka vënë në presion Hazardin

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 00:07
Kylian Mbappe e ka vënë në presion Hazardin

Belgu ka vuajtur për formë në Madrid

Ardhja e mundshme e Kylian Mbappes në Real Madrid vitin e ardhshëm ka pasur një ndikim të madh në statusin e klubit të Eden Hazard.

Si Hazard, Mbappe pëlqen të luajë në anën e majtë të fushës dhe nuk ka dyshim që ai pritet të startojë në formacionin e parë në pozitën e tij, pasi që është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Kjo do të bënte që pozita e Hazard të jetë e paqartë.

30 vjeçari ishte cilësuar si një lider i ri në sulmin e Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos një vit më parë, por ai ka humbur formën për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme.

Kjo ka bërë që e ardhmja e tij në Real Madrid të shihet me dyshim nga tifozët pasi që ai nuk e ka zëvendësuar pozitën e Ronaldos prej transferimit të tij. Mbappe – i cili mund të nënshkruaj në janar apo në korrik – nuk është vetmi në këtë ekuacion. Vinicius Junior është njëri prej lojtarëve më të mirë këtë sezon – duke shënuar tre gola – është jashtëzakonisht mirë fizikisht dhe në formë të mirë.

Hazardi e ka pranuar se ai ende nuk është në nivelin e tij. “Gjërat po shkojnë mirë për momentin,l; por ende nuk jam 100 për qind gati”, tha ai për HLN. “Real Madridi shpenzoi shumë para për mua. Dëshiroj t’ia kthejë atyre këtë. Kam kontratë për pesë vjet”.

“Dy sezonet e para nuk janë të mira, por janë edhe tri të tjera ku unë duhet të tregoj çfarë duhet të bëjë. Gjërat po shkojnë mirë sidomos kur do të zgjohem në një mëngjes dhe të stërvitëm mirë. Por, nëse nuk mund të largohem nga këto dhimbje, atëherë kështu nuk do të jem në çdo ndeshje. Po e pres për momentin që t’ju tregoj të gjithëve se sa vlejë unë”.

(Kosova Sot Online)