Skuadra më e mirë në histori ajo e PSG: Analiza e 33 lojtarëve dhe rregullat e Fer Playt

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 20:35
Skuadra më e mirë në histori ajo e PSG: Analiza e 33 lojtarëve dhe rregullat e Fer Playt

Pritjet janë të larta për skuadrën franceze për sezonin 2021/22

Paris Saint-Germain ishin protagonistët kryesor të një vere të çmendur në afatin e tranferëve në futbollin europian, duke bërë një skuadër të jashtëzakonshëm. Është një skuadër plot me talent, por që ka shumë dyshime se si do ta mbajnë ata këtë skuadër nëse rrinë brenda normave dhe rregullave financiare për ekipe.

Për të pasur një skuadër të tillë me plot yje dhe tepër të shtrenjtë, klubi francez javëve të fundit ka nënshkruar kontrata me; Lionel Messi, Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Gianluigi Donnarumma dhe Nuno Mendes, derisa huazimi i Danilo Pereiras nga Porto u bë transfer. Katër nga këto transfere ishin pa para, por të gjithë kanë paga tepër të larta – sidomos Messi që është lojtari më i paguar në botë.

Shto këtu faktin që ata arritën që mos ta largojnë Kylian Mbappen, për së paku edhe një vit, talenti në skuadrën e Parc de Princes është tmerrues për çdo skuadër.

Qëllimi i Mauricio Pochettinos është që të bëjë këtë yje që të fitojnë me skuadrën e tyre Ligën e Kampionëve për herë të parë në botë.

Skuadra e PSG-së vlen pothuajse një miliard euro

Në total PSG ka 33 lojtarë të skuadrës së parë të regjistruar për Ligue 1, për dallim nga La Liga apo Premier Liga, ata nuk kanë limite në skuadër. Ende, sipas Transfermarkt, ata në kombinim kanë skuadrën e dytë më të vlefshme në botë.

(Kosova Sot Online)