Mourinho e këshillon Xhakën që ta marrë vaksinën kundër Covid-19

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 20:37
Mourinho e këshillon Xhakën që ta marrë vaksinën kundër Covid-19

Granit Xhaka ishte njëri ndër të paktët lojtarë të Arsenalit që kishte refuzuar të vaksinohet

Gjatë ditës së djeshme, mediat në Zvicër dhe në Angli raportuan që kosovari Granit Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, ka refuzuar ta marrë vaksinën anti-Covid.

Për këtë, Xhaka u lajmërua se është infektuar me Covid-19 dhe nuk do të luajë në ndeshjet për kualifikime në Botëror ku Zvicra luan kundër Italisë dhe më vonë kundër Irlandës Veriore.

Pas kësaj, Granit Xhaka para tri dite kishte postuar një fotografi ku kishte thënë se “është i lumtur për sfidat që e presin me Zvicrën”, por sot atij i ka ardhur një këshillë nga trajneri Jose Mourinho.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka qenë këshilla e Mourinhos për Granitin.


(Kosova Sot Online)