Barcelona dëshiron t’i “blindojë” Ansu Fatin dhe Pedrin

  • S.A /
  • 04 September 2021 - 11:04
Barcelona dëshiron t’i “blindojë” Ansu Fatin dhe Pedrin

Ansu Fati dhe Pedri janë talentët premtues të Barcelonës që mendohet të udhëheqin ekipin katalonas për vite me radhë në të ardhmen.

Ansu Fati shkëlqeu me klubin deri para se të lëndohej, kurse pritet të rikthehet brenda një kohe të shkurtër.

Ndërkohë, Pedri shkëlqeu edicionin e kaluar, duke u bërë titullar i padiskutueshëm me vetëm 18 vjet.

Barcelona po kërkon t’i “blindojë” të dy talentët me kontrata të reja 5 vjeçare.

(Kosova Sot Online )