Greqia me vlerë më të madhe, por Kosova ka futbollistin më të shtrenjt

  • S.A /
  • 04 September 2021 - 15:52
Greqia me vlerë më të madhe, por Kosova ka futbollistin më të shtrenjt

Kosova nesër do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e cila është e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” synojnë fitoren e dytë radhazi, por do të kenë problem pasi përballen me një ekip që është favorit në letër.

Sipas Transfermarkt, vlera e përgjithshme e “helenëve” shkon në 103.3 milionë euro, kurse e Kosovës në 60.4 milionë.

Por, përkundër kësaj, Kosova ka futbollistin më të vlefshëm. Është Amir Rrahmani i cili vlerësohet me 14 milionë euro.

Në anën tjetër, te Greqia, Odysseas Vlachodimos dhe Christos Tzolis vlejnë nga 12 milionë.

Tzolia momentalisht po rikuperohet nga lëndimi dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për lojë nesër.

Pas ndeshjes me Greqinë, “Dardanët” i pret një tjetër sfidë e madhe. Në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret fuqinë botërore, Spanjën. 

(Kosova Sot Online )