Goditet kupola e krimit dhe korrupsionit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, shkarkohet nga detyra sekretari i sekretariatit Lavdim Krasniqi!

Goditet kupola e krimit dhe korrupsionit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, shkarkohet nga detyra sekretari i sekretariatit Lavdim Krasniqi!

Hajrullah Tërnava

  • 03 September 2021 - 20:09

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Lidhur me këtë rast fundit për sekretarin e Sekretariatit të KPK-s, është pozitive që KPK ka marrë vendim te drejt që të shqiptoj sanksionin disiplinor ndaj Lavdim Krasniqit, dhe pas suspendimit edhe shkarkimin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së masën më të ashpër disiplinore “Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës”. Faktet që ka mbledhur prokuroria, në përcjelljen e aktivitetit kriminal të këtyre zyrtarëve, flasin për një veprimtari të gjatë kriminale prej më shumë se tre vjetësh.

Pas çlirimit të Kosovës nga okupatori Serb, populli ishte në pritjet asaj se pushteti i ri vendor i shtetit,  do të bëjë çmos që edhe përmes miqve ndërkombëtar dhe diasporës që e kemi, Kosova do të zhvillohej e bëhej si një  Zvicër e dyte në Evropë. Por ja që jeta dëshmoi krejt dika tjetër. Edhe pse kemi menduar se ne jemi kombi më i mirë në botë,  sikur që ka edhe sot të atillë që  mendojnë ashtu,  ne realitete situatat në të cilat u gjetën institucionet e reja të shtetit të këtyre  viteve po na e  dëshmojnë të kundërtën. Tani edhe zhvillimet në institucionet juridike po na e dëshmojnë këtë e sidomos në prokurori,  që është shtylla kryesore  e autorizuar që ta luftoj krimin në përgjithësi,  në bazë të kompetencave ligjore që ua jep ligji. Mirëpo tash po shihet qartë se sa thellë ka depërtuar korrupsioni edhe në këtë shtyllë të shtetit. Hetimi dhe ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ndaj drejtorit, tani më të të suspenduar të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës Lavdim Krasniqi, si dhe ndaj 3 zyrtarëve të tjerë të kësaj prokurorie, shoferit të tij Ardian Krasniqi, zyrtareve të KPK-së Marigonë Berisha dhe Flora Doda, të dyshuar dhe akuzuar si grup kriminal që akuzohen për një varg veprash penale, ushtrim ndikimi, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe deklarim të rrejshëm të të ardhurave dhe pasurisë̈ dhe falsifikim i dokumenteve e keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, e bënë akoma më urgjent e të nevojshëm përgatitjen dhe fillimin e zbatimit të një ligjit VETTING për pastrimin e të gjitha shtyllave të shtetit. Për më tepër, sipas një hulumtimi të IKD-së, thuhet se në aktakuzën në fjalë fillimisht në dispozitivin e parë të pandehurit Lavdim Krasniqi e Ardian Krasniqi ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën ushtrim i ndikimit sepse siç thuhet në aktakuzë, në janar të vitit 2018, kryesisht ne lokalin “Sole” në lagjen Dardania, gjithashtu me datën 04.12.2019 në rrugën kryesore në lagjen “Dragodan”, me ditën 06.12.2019 në rrugën Prishtinë-Qagllavic në qendrën tregtare Grandstore, gjithashtu në lokalin e B,M në Podujevë, si dhe më ditën 16.12.2019 në rrugën “Fehmi Agani“ në zyrën e Noterit Sefadin Blakaj, në cilësinë̈ e personave zyrtar, i pandehuri Lavdim Krasniqi – në cilësinë̈ e Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, i pandehuri Ardian Krasniqi, në cilësinë̈ e shoferit personal (familjar) i të pandehurit Lavdim Krasniqit në bashkëkryerje, në vazhdimësi, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, kanë kërkuar dhe pranuar të holla dhe dhurata për vete dhe par tjetrin nga personi me iniciale B.M. Sipas akuzës të pandehurit në fjalë konkretisht Ardian Krasniqi disa herë kanë pranuar të holla, duke arritur shifrën prej 40.000 €, po ashtu të pandehurit, kanë pranuar si dhuratë, një veturë të tipit “VW T-roc”, me ngjyrë të bardhë, në vlerën prej 25.000 €, par asistenten e të pandehurit Lavdim Krasniqi, të pandehurën Marigonë̈ Berisha. Sipas prokurorisë̈, këto përfitime janë pranuar nga të lartë  përmendurit, duke premtuar se do të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në Kolegjin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, për uljen e dënimit, sipas Kërkesës për Mbrojtje të ligjshmërisë, për të dënuarin B.M si dhe të shtyhet ekzekutimi i dënimit për te njëjtin, i cili sipas Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë është gjykuar me dënimin me burg prej 4 vite e 7 muaj, ndërsa nga Gjykata e Apelit i është zvogëluar dënimi në 3 vite e 7 muaj. Tutje aktakuza në pikën 2 të saj thotë se e pandehura Maratonë Berisha, akuzohet për falsifikim të dokumenteve sepse më datën 16.12.2019, në zyrën e saj në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka përpiluar dokument të falsifikuar, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, kështu që në deklaratën e datës 16.12.2019, të cilën e ka bërë̈ në emër të B.M, të nënshkruar kinse nga ai dhe e pandehura, sipas së cilës deklaratë e pandehura pretendonte se i ka paguar të njëjtit shumën e të hollave prej 8.400 (tetë mijë e katërqind) € në zyrën e noterit Sefadin Blakaj në Prishtinë në rrugën Fehmi Agani, 21/3-1, si dhe dënimet kundërvajtësi në vlerë prej 600 (gjashtëqind) €, mirëpo nga raporti i ekspertimit të Agjencisë̈ Kosovare për Forenzikë, me nr. AKF/2021-0908/2021-850, të datës 21.04.2021, u vërtetua se nënshkrimi i B.M që gjendet në këtë dokument nuk eshtë i tij. Për më tepër, shoferin e Lavdrim Krasniqit, të pandehurin Ardian Krasniqi, në dispozitivin 3 aktakuza e ngarkon për veprën falsifikim dokumenteve sepse më datën 19.08.2020, ka përpiluar dokument publik të falsifikuar, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, në atë mënyrë që ka falsifikuar raportin e ekzaminimit mikrobiologjik, Test ID 753,131 i dt.19.08.2020, testi Sars-cov 2, me të dhënat e B.M, vlera pozitiv, i cili raport sipas memorandumit të datës 13.04.2021, të pranuar nga Ministria e Shëndetësisë – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ass. Dr. z. Xhevat Jakupi, drejtor – Departamenti i Mikrobiologjisë IKSHPK, nuk figuron në databazën e Departamentit të Mikrobiologjisë IKSHPK dhe nuk është lëshuar nga Departamenti i Mikrobiologjisë IKSHPK, të cilin raport i pandehuri në mënyrë fizike dhe përmes telefonit, ia ka dërguar me foto dëshmitarit B.,M, që t’i tregonte se ia kishte siguruar raportin, me të cilin do t’i mundësohej këtij të fundit shtyrja e ekzekutimit të dënimit. Tutje në diapozitivin e 4 të, aktakuza i ngarkon të pandehurit: Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi, për veprën keqpërdorim detyre dhe autoritetit zyrtar në bashkëkryerje se në muajin shtator të vitit 2020, në cilësinë̈ e personave zyrtar, i pandehuri Lavdim Krasniqi – në cilësinë̈ e Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, i pandehuri Ardian Krasniqi, në cilësinë e shoferit personal (familjar) i të pandehurit Lavdim Krasniqit, ashtu qe kanë ndërmarr veprime për pengimin e arrestimit nga policia e të dyshuarit A.M, për dyshimin e kryerjes së veprës penale Vrasje e Rëndë̈ në Tentativë. Më tej akuza thotë se i pandehuri Lavdim Krasniqi, përmes të pandehurit Ardian Krasniqi (shofer personal), i kanë mundësuar të dyshuarit A.M që të arratisej nga territori i Republikës së Kosovës, për në Shqipëri. E gjithë kjo ka ndodhur, duke e shfrytëzuar veturën zyrtare të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me konkretisht – të Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së (të pandehurit Lavdim Krasniqi), ku gjatë arratisjes kanë përdor letrën me logon zyrtare edhe dritat rotative të cilat i posedonte kjo veturë, me qëllim që t’iu jepet përparësi kalimi dhe të kalojnë̈ pa u penguar nga policia, duke depërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë̈, të gjitha këto veprime nga të pandehurit janë bërë̈ për shkak të obligimeve qe kane pasur ndaj B.M, lidhur me veturën dhe shumën e të hollave të pranuara. Faktet dhe argumente për këtë grup kriminal brenda KPK-se janë të shumet. Aktakuza më tej në pikën 6 të saj e ngarkon të pandehurin Lavdim Krasniqi, për veprën mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë̈, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë̈ tjetër materiale ose i detyrimeve financiare sepse më datën 31.03.2020, në Prishtinë, nuk ka paraqit të dhënat e kërkuara në deklaratën për deklarimin e pasurisë̈, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë̈ tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, edhe pse sipas ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë̈ të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë̈ personat zyrtar… Ligji nr.04/L-050, ka qenë i detyruar ta bëj këtë̈. Sipas prokurorisë̈ i njëjti në deklaratë nuk ka përfshirë̈ shumën e të hollave prej 40.000 (dyzet mijë) €, të cilat i ka pranuar nga Fitim Arifi par shitjen e banesës, si dhe të hollat në shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) €, të cilat ia ka dhënë̈ mikut të tij Alush Zariqi, në emër të blerjes së dy banesave në kompleksin e “Pozhegu Brothers”, blloku C-11/ C-23, lagjja “Mati” në Prishtinë në vlerë prej 121.000 € (njëqind e njëzet e një̈ mijë euro. Këto  fakte  dhe ky rast ky rast i zbuluar, dhe shumë të tjera akoma të pa zbuluara,  flet shumë për depërtimin e thellë të krimit në institucionet e drejtësisë̈ të cilat nuk do të mundë të pastrohen në asnjë̈ formë tjetër, përveç me ligjin Vetting dhe Ligjin për prejardhjen e pasurisë̈ së pa justifikueshme. Vetëm me këto të gjetura në institucionet juridike të Prokurorisë, lexuesi qoftë edhe më i thjeshti,  mund ta kuptoj gjendjen e rëndë kriminale në këto institucione, ku pikërisht janë këta punëtor të këtyre institucioneve që marrin paga të larta, që të gjithë qytetarët tjerë  ju lakmojnë në pagat e tyre, dhe si po duket, ata janë prapë të pangopur, prandaj krijojnë lidhje mafioze për të përfituar edhe me veprime kriminale.

Ky Sistem i Drejtësisë i afektuar thellë nga krimi e korrupsioni duhet të pastrohet urgjentisht dhe pa pritur duke e miratuar me urgjencë dhe futur në zbatim ligjin e Vetting-ut, sepse kriminelët janë dhe të pa përmirësueshëm, nuk e kanë vendin në institucione por jashtë tyre, duhet të dërgohen edhe në burxhe, e sidomos kriminelët e pangopur që me veprime të pandërprera në mënyrë të organizuar  kanë krye dhe  po  kryejnë  vepra kriminale. Do  të ishte edhe më e mirë për shtetin tonë që në të ardhmen të ndryshon praktika e punësimit, që në këto institucione të punësuarit mos të qëndrojnë  përjetësisht,   sepse kjo ua krijon ndenjën që janë edhe të paprekshëm, por të shkurtohen ato mandate në afate të caktuara kohore përmes riorganizimit dhe rirreshtimit, për të mos lejuar lëshimin e rrënjëve në institucionet e drejtësisë nga krimi i organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".