Ballisti del publikisht në përkrahje të ekipit të Kosovës

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 13:48
Ballisti del publikisht në përkrahje të ekipit të Kosovës

Ismail Morina – Ballisti që u bë i njohur me lëshimin e dronit në Beograd në ndeshjen që Shqipëria e zhvilloi ndaj Serbisë ka bërë thirrje që të përkrahet ekipi i Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai e pranoi që diku është tallur me flamurin e Kosovës dhe për këtë ai kërkoi falje.

“Unë jam ai qe jam tallur me flamurin e shtetësisë së Kosovës dikur dhe kërkoj publikisht falje për kët, unë sot besoj fuqishëm se duke respektuar kët flamur direkt respektohet dhe mbrohet shtetësia e Kosovës dhe po aq direkt respektohet dhe mbrohet famuri i kombit shqiptar dhe interesat kombtare”, tha Ballisti

Tutje, ai tha se Kosova po sulmohet nga boshti aktual Tiranë-Beograd dhe më gjerë.

“Si shqiptar na duhet nji Kosovë/shtetë me të drejta të barabarta në arenën ndërkombtare dhe fatkqësisht kjo Kosovë/shtet po sulmohet nga boshti aktual Tiranë-Beograd dhe më gjërë. Ne si popull e kemi për detyrë qe vetëdijen kombtare ta ngrehim mbi nivelin e sulmeve antikombtare.Suksese sonte PËRFAQSUESES së shtetësisë së Kosovës dhe gjithashtu KOMBTARES së shqiptarëve në Elbasan Arena”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)