Bale me het-trik e shpëton Uellsin nga humbja turpëruese kundër Bjellorusisë

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 17:31
Bale me het-trik e shpëton Uellsin nga humbja turpëruese kundër Bjellorusisë

Gareth Bale ia ka siguruar Uellsit një fitore dramatike 3:2 kundër Bjellorusisë në Rusi, duke e kompletuare një het-trik në kohën shtesë për t’ia mbajtur gjallë kombëtares së vet shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2022.

Uellsi e nisi mbarë ndeshjen duke kaluar në epërsi herët falë golit të Bale nga penalltia, por Bjellorusia e përmbysi rezultatin kur Vitali Lisakovich dhe Pavel Sedko shënuan nga një herë brenda dy minutave.

Bale e barazoi rezultatin me penalltinë e dytë në ndeshje kah mesi i pjesës së dytë, para se ta shënonte golin e fitores dramatike dhe ta kompletonte het-trikun në kohën shtesë.

Pasi e kishte humbur ndeshjen e parë ndaj liderit të grupit Belgjikës, Uellsi nuk guxonte të mendonte as për barazim e lërë më për humbje.

Disfata në Kazan do t’ia shuante shpresat Uellsit për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2022.

Por kjo fitore ia mban gjallë shpresat uellsianëve për t’u kualifikuar në Botëror direkt.

Grupit E i prin Belgjika me 10 pikë, Republika e Çekisë është e dyta me 7, ndërsa Uellsi i treti me 6. Por Uellsi e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se dy të parët. 

(Kosova Sot Online)