Bastien Toma e sheh Kosovën si ‘gomë rezervë’: Kam pasur kontakte me FFK, por dua të luaj për Zvicrën

  • S.A /
  • 06 September 2021 - 13:59
Bastien Toma e sheh Kosovën si ‘gomë rezervë’: Kam pasur kontakte me FFK, por dua të luaj për Zvicrën

Bastien Toma ka folur për të ardhmen e tij se në cilin ekip përfaqësues do dëshironte të luante.

Në një intervistë për RhoneFM, lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane ka bërë të ditur se ai dëshiron të përfaqësojë Helvetikët edhe pse ka pasur disa kontakte me Kosovën. Në disa pyetje të parashtruara nga mediumi, Toma zbulon se ai e sheh si ëndërr paraqitjen në fanellën e Zvicrë. Në ekipin A? Ajo e Zvicrës apo pastaj ajo e Kosovës? A ka ndonjë dyshim me ju?

“Zgjedhja nuk është bërë ende. Kohët e fundit kam pasur shumë bisedime me Kosovën. Por, unë ende do të doja të luaja për ekipin zviceran. Në fund, do të jetë një zgjedhje e zemrës. Më takon mua të marr vendimin dhe jo agjentët e mi ose familja ime sepse do të jem unë dhe vetëm unë në terren që do të mbroj një nga këto ekipe. Por, tani për tani, siç thashë më parë, gjëja më e rëndësishme është që unë mund të fitoj vendin tim në Genk”.

A keni menduar ndonjëherë se do të gjendeni përballë kësaj zgjedhjeje? “Siç thashë, është një zgjedhje shumë e ndërlikuar. Nëse ekipi zviceran më thërret, do të jetë kulmi i diçkaje. Unë kam luajtur për kategori të ndryshme ekipesh në Zvicër që kur isha shumë i ri”, ka shtuar më tej Toma,

Lojtari 22-vjeçar është aktualisht pjesë e Genkut dhe sipas tij, Zvicra është zgjedhja e tij e parë, e nëse nuk arrihet marrëveshja, më pas t’i thotë ‘PO’ Kosovës.

(Kosova Sot Online )