Lingard shpjegon pse festoi në stilin e Ronaldos në fitoren e Anglisë kundër Andorrës

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 15:26
Lingard shpjegon pse festoi në stilin e Ronaldos në fitoren e Anglisë kundër Andorrës

Jesse Lingard ka thënë se i festoi në stilin e Cristiano Ronaldon golat në fitoren e Anglisë 4:0 kundër Andorrës me qëllim për t’i uruar mirëseardhje portugezin, pas kthimit të tij në Manchester United.

Lingard ishte titullar në ekipin plot ndryshime të Anglisë për përballjen e së dielës në kualifikime për Kupën e Botës dhe mesfushori sulmuesi i Unitedit nuk zhgënjeu aspak me paraqitjen e tij.

Ai i shënoi dy prej katër golave të fitores së lehtë të tre luanëve, për të cilën kjo ishte fitorja e pestë nga aq ndeshje kualifikuese në Grupin I.

Lingard nuk ka pasur shumë hapësirë në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit në këtë fillimsezon, por ai nuk tregoi shenja dobësie për Kombëtaren.

Pasi e shënoi golin e parë herët në ndeshje dhe festoi duke në stilin e tashmë bashkëlojtarit të tij te Manchester United, Ronaldo.

Duke folur për beIN Sport pas ndeshjes, Lingardi tha se i kishte premtuar Mason Mountit se do ta bënte festimin ikonë të portugezit, nëse do të shënonte gol kundër Andorrës.

“Unë dhe Mason po mendonim për festimet këtë javë dhe natyrisht ne e përziemë festimin tim me atë të Cristianos dhe unë thashë se do ta bëja nëse do të shënoja gol”, tregoi Lingard.

“Është një dhuratë e vogël mirëseardhje për të. Ai do të përshtatet shumë shpejt dhe do ta ndihmojë ekipin tejet shumë këtë sezon”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)