Vazhdojnë bisedimet për kontratën e re të Salahut

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 15:36
Vazhdojnë bisedimet për kontratën e re të Salahut

“Reds” janë në proces të vazhdimit të kontratave me yjet e tyre, po diskutojnë me yllin egjiptian

Liverpooli është në proces të vazhdimit të kontratave me yjet e tij.

Lojtarët si Jordan Henderson, Fabinho, Alisson Becker, Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson e Harvey Elliott i kanë vazhduar kontratat së fundmi.

Ndërsa, tash është radha e Mohamed Salah.

Portali “Liverpool Echo”  raporton se bisedimet në mes të palëve janë në fazë të avancuar.

Më parë flitej se sulmuesi egjiptian i kërkon 500 mijë funte në javë, por ky lajm është hedhur poshtë.

Pra, 29 vjeçari mund ta vazhdojë shumë shpejt kontratën me Liverpoolin.

Me këtë rast, ai do t’ju jepte fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Anfield Road”.

Ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Romës e Fiorentinës ka shkëlqyer në vitet e fundit në Angli.

Ai e ndihmoi Liverpoolin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)