Tuchel e do Sanen në Chelsea

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 15:39
Tuchel e do Sanen në Chelsea

Trajneri gjerman ia ka mësyrë sulmuesit të Bayern Munichut, i cili nuk ka bindur deri tash në “Allianz Arena”

Leroy Sane mund të rikthehet në futbollin anglez.

Sulmuesi gjerman nuk arriti të bind me kualitetin e tij në Bayern Munich, ku ishte transferuar nga Manchester City.

E mediumi britanik “The Express” raporton se trajneri Thomas Tuchel dëshiron ta sjell futbollistin ofanziv në “Stamford Bridge”.

Gjithashtu, interesim për 25 vjeçarin kanë shfaqur edhe dy klubet tjera angleze, Tottenhami dhe Arsenali, përcjel.

Mirëpo, “Blues” duken favoritë për lojtarin pasi mund t’i premtojnë atij se do të luajnë rregullisht në Champions League.

Chelsea mund t’i ofrojë lojtarët si Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech apo Christian Pulisic si pjesë e marrëveshjes për Sanen.

Sane e kishte pësuar një lëndim të rëndë gjatë kohës sa luante në “Etihad Stadium”.

Dhe, nga ajo kohë nuk ka arritur më ta gjejë formën e dikurshme. 

(Kosova Sot Online)