Kosova U-21 arrin në Londër, sonte e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Anglinë

  • S.A /
  • 06 September 2021 - 16:48
Kosova U-21 arrin në Londër, sonte e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Anglinë

Pas një udhëtimi tre orësh nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, Kombëtarja U21 e Kosovës ka arritur në Londër.

Në orën 19:00 sipas kohës lokale, Dardanët e rinj do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në “MK Stadium” në të cilin edhe do të zhvillohet ndeshja e nesërme kundër Anglisë.

Stërvitja e sotme do t’u shërbejë futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për takimin e nesërm.

Kosova momentalisht gjendet e dyta me tri pike pas xhiros së pare, kurse Anglia e katërta dhe e nis ciklin e këtyre kualifikimeve pikërisht ndaj “Dardanëve”.

(Kosova Sot Online )