Laporta: S’kam folur me Messin që nga largimi i tij

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 23:56
Laporta: S’kam folur me Messin që nga largimi i tij

Presidenti i Barcelonës, Laporta foli edhe një herë tjetër rreth situatës së largimit të Messit.

Ai theksoi se kishin paraprakisht marrëveshje me argjentinasin, por La Liga nuk e pranoi në fund atë.

Laporta zbuloi gjithashtu se nuk kishte biseduar më me Messin që nga largimi i tij.

“Ne kishim një marrëveshje paraprake me Messin për një kohë të gjatë, por në fund La Liga nuk e pranoi atë. Nuk ka folur me Messin qëkur u largua. Ne do të jemi çdoherë mirënjohës. Messi do të jetë gjithmonë i Barcelonës”, tha Laporta për OnzeTv.

(Kosova Sot Online)