Ronaldo thyen një tjetër rekord botëror, fanella e tij më e shitura ‘online’

  • S.A /
  • 07 September 2021 - 11:16
Ronaldo thyen një tjetër rekord botëror, fanella e tij më e shitura ‘online’

Cristiano Ronaldo thyen rekord botëror në shitjen e fanellave në 4 orë.Me t’u konfirmuar numri që ai do të mbajë me klubin e ri, tifozët mësynë “online” për të bërë porosinë e tyre.

“Fanatics”, që është partneri zyrtar i Mançester Junajtidit për shitjet me pakicë, konfirmoi se shitjet e bluzave të portugezit regjistruan shifra rekord që në orën e parë dhe ai theu rekordin më të mirë të vendosur gjatë një dite për shitjet “online” të klubit në gjithë botën.

Vizita e tij e parë në qendrën stërvitore “Carrington” pritet ditën e enjte.Debutimi i shumëpritur i 36-vjeçarit pritet të vijë këtë të shtunë, në ndeshjen kundër Njukasëllit në “Old Trafford”. Me numrin legjendar në “Teatrin e Ëndrrave” ai do të prezantohet përpara tifozëve edhe falë zemërgjerësisë që tre goi shoku i skuadrës, Edinson Kavani. Uruguaiani bëri një gjest të madh duke mos e privuar transferimin e “Djajve” nga numri i tij historik.

“Nuk isha i sigurt nëse do të mbaja përsëri numrin 7, kështu që doja të falënderoja shumë Edin për këtë gjest të mrekullueshëm”, ishin fjalët e Ronaldos pas zyrtarizimit të numrit të fanellës.

(Kosova Sot Online )