Laporta: Ansu Fati e ardhmja e Barçës, nuk kemi provuar ta shesim

  • G.G /
  • 08 September 2021 - 14:18
Laporta: Ansu Fati e ardhmja e Barçës, nuk kemi provuar ta shesim

Barcelona Messin e ri e shikon te Ansu Fati dhe për këtë arsye i dha edhe numrin 10 talentit me origjinë afrikane por që ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën.

Aktualisht 18-vjeçari i lindur në Guinea Bissau po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit për muaj me radhë ndërkohë që së fundmi në lidhje me Ansu Fati ka folur presidenti i Barcelonës Joan Laporta.

Ai e ka mohuar kategorikisht se klube të tjera të rëndësishme evropiane kanë trokitur në adresë të klubit blaugrana për t’u interesuar për të marrë shërbimet e talentit të Barçës, duke qetësuar tifozët presa i përket të ardhmes së Ansu Fati.

“Nuk kemi provuar kurrë ta shesim lojtarin, ka patur vetëm zëra por asnjëherë oferta konkrete për Ansu Fati. Kam dëgjuar që një klub kishte ofruar 100 milionë euro për të, por ka qenë lajme që kanë dalë vetëm në media e gazeta pasi në adresën tonë kurrë nuk ka mbrritur një ofertë e tillë. Ansu Fati është një pasuri e Barçës dhe për këtë arsye i dhamë edhe fanellën me numër 10, pasi besojmë shumë në aftësitë e tij dhe mendojmë se do të jetë e ardhmja e klubit”, theksoi në fund të fjalës së tij Joan Laporta.

Ansu Fati mes La Ligas dhe Champions League është aktivizuar në total në 39 ndeshje me Barcelonën duke realizuar dhe 13 gola ndërkohë që me bluagranat ka debutuar kur ishte vetëm 16 vjeç.

(Kosova Sot Online)