Real Madrid kërkon sulmues, në listë edhe Lewandowski

  • G.G /
  • 08 September 2021 - 14:19
Real Madrid kërkon sulmues, në listë edhe Lewandowski

Jo vetëm Kylian Mbappe por edhe Robert Lewandowski është në radarët e Real Madrid.

Nëse nuk do arrin dot të firmosin me yllin francez të Paris Saint-Germain duke iu referuar raportimeve të gazetës madrilene AS, Reali do të provojë për të marrë Haaland nga Borussia e Dortmundit.

Por edhe firma me norvegjezin nuk është e lehtë dhe për këtë arsye në vëmendjen e drejtuesve të Los Blancos ka përfunduar edhe Robert Lewandowski.

Edhe pse i ka mbushur tashmë 33-vjeç, polaku i Bayernit është një nga objektivat e Realit.

(Kosova Sot Online)