Çka po ndodh me Ramosin te PSG-ja?

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 16:28
Çka po ndodh me Ramosin te PSG-ja?

Sergio Ramos nuk e ka pasur startin ideal te Paris Saint-Germain qëkur iu bashkua klubit francez nga Real Madridi këtë verë.

Testet mjekësore të bëra në korrik nuk detektuan asnjë problem, por që nga atëherë ka pasur problem që e kanë penguar të bëjë debutimin për PSG-në.

Klubi francez raportoi se Ramos do të debutante pas pushimit ndërkombëtar, por së fundmi thane se ai ende është duke u rikuperuar dhe nuk ka datë konkrete për rikthimin e tij.

Ramos nuk e ka zhvilluar një ndeshje zyrtare që nga 5 maji, kur Real Madridi humbi nga Chelsea në ndeshjen e dytë në gjysmëfinale tfinale të Ligës së Kampionëve dhe për 200 ditë nuk ka luajtur.

Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Clermont në Ligue 1 dhe është në pikëpyetje për ndeshjen e pare të Ligës së Kampionëve në udhëtim ndaj Club Brugge javën tjetn tjetër. 

(Kosova Sot Online)