Luis Enrique pas fitores ndaj Kosovës: Ndeshje e vështirë, por në fund i morëm tre pikët

  • S.A /
  • 09 September 2021 - 08:55
Luis Enrique pas fitores ndaj Kosovës: Ndeshje e vështirë, por në fund i morëm tre pikët

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas fitores ndaj Kosovës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.

Kosova u mposht në shtëpi me rezultat 2-0 nga Spanja në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin B.

Golat e fitores për Spanjën u shënuan nga Pablo Fornals (32’) dhe Ferran Torres (90′).

Pas ndeshjes ka folur trajneri Enrique, i cili e ka cilësuar si ndeshje të vështirë, ndërsa Kosovën e ka cilësuar si të barabartë me Greqinë dhe Suedinë.

“Kjo ka qenë si një lindje me komplikime. Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë të vështira”, ka thënë fillimisht Enrique në konferencën pas ndeshjes.“Shtatori nuk është muaji më i mirë për të konkurruar, është një muaj në të cilin nuk jeni ende në garë. Na kushtoi që në fillim, por në fund ne i morëm tre pikët.

“Ekipet janë shumë të barabarta, diçka që e kemi parë me rezultatin e Greqisë dhe Suedisë”.“Sigurimi i kualifikimit varet nga ne, por ne kemi ende dy ndeshje për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Njëri do të jetë kundër Suedisë dhe ne kemi parë tashmë në Euro 2020 sa e ngushtë do të jetë ajo lojë. Vetëm sepse varet nga ne nuk do të thotë se do ta arrijmë”.

“Është e vështirë të fitosh dy, tre ose katër ndeshje radhazi”, përfundoi trajneri i Spanjës. 

(Kosova Sot Online )