Dënime për Nice dhe Marseille për përleshjen mes lojtarëve dhe tifozëve

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 13:25
Dënime për Nice dhe Marseille për përleshjen mes lojtarëve dhe tifozëve

Komisioni i Disiplinës në Federatën Franceze e Futbollit ka marrë një vendim përfundimtar për ngjarjet që ndodhën në sfidën mes Nice dhe Marseille e vlefshme për javën e 3-të të Ligue 1, sfidë që u ndërpre në minutën e 74-t me rezultatin 1-0 në favor të Nice për shkak se tifozët e skuadrës vendase pushtuan fushën për të sulmuar futbollistët miq.

Gjithçka nisi pas një reagimi të Dimitri Payet i cili në momentet e zhvillimit të një goditjeje një nga shumë shishet e ujit të hedhura në fushë nga tribuna ua kthehu mbrapsht me forcë tifozëve në Allianz Riviera.

Kjo sjellje e Payet acaroi në maksimum tifozët e Nice të cilët zbritën në fushë për të sulmuar lojtarët e Marseille dhe u desh ndërhyrja e stjuartëve për të evituar një sherr masiv si dhe ajo e gjyqtarit që ndërpreu përfundimisht ndeshjen duke i dërguar dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Për sjelljen e pahijshme të tifozëve të Nice, komisioni i Disiplinës në Francë ka vendosur që ky takim të luhet në fushë neutrale dhe të fillojë nga fillimi, edhe pse ishin luajtur 74 minuta dhe Nice kryesonte 1-0.

Klubit nga Allianz Riviera i është hequr një pikë edhe nga klasifikimi i përgjithshëm ndërkohë që Nice është ndëshkuar për të luajtur edhe tre ndeshje pa tifozë në stadiumin e saj.

Komisioni i Disiplinës ka dënuar edhe dy futbollistë që ishin iniciatorë të sherrit si Dimitri Payet që është pezulluar me një ndeshje dhe Alvaro Gonzales që është skualifikuar me dy takime.

(Kosova Sot Online)