Mbappe duhet të pajtohet nëse Messi shënon më shumë gola se ai, thotë legjenda e PSG-së

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 15:58
Mbappe duhet të pajtohet nëse Messi shënon më shumë gola se ai, thotë legjenda e PSG-së

Mbappe duhet të pajtohet nëse Messi shënon më shumë gola se ai, thotë legjenda e PSG-së

Legjenda e PSG-së Pauleta e ka paralajmëruar Kylian Mbappen nëse mund të detyrohet të pajtohet se mund të shënojë më pak gola tani që Lionel Messi i është bashkuar Paris Saint-Germainit.

Megjithëse në radhët e veta ia ka fituesin e Kupës së Botës dhe superyllin brazilian Neymar, gjiganti i Ligue 1 e solli në skuadër edhe një sulmues tjetër të klasit botëror gjatë verës.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë Messi është duke kërkuar ta rrisë edhe më shumë reputacionin e vet pasi u largua nga Barcelona për PSG-në.

Sulmuesi 34-vjeçar pritet t’i dëshmojë cilësitë e veta në kryeqytetin spanjoll njëlloj sic bëri në Camp Nou për gati dy dekada.

Pauleta, i cili i shënoi 109 gola për PSG-në gjatë karrierës së tij, ka thënë se Mbappe duhet të rritet shumë me Messin përkrah.

“Mbappe duhet të përshtatet. Ai duhet të rritet shumë me Lionel Messin në Paris Saint-Germain. Nëse ai ka mençurinë e duhur për të lëvizur mirë, duke i shfrytëzuar hapësirat që ia krijojnë Messi dhe Neymar, ai do ta gjejë veten shpesh në situata të mira falë cilësive të tyre ta mira në pasimin e topit dhe do të ketë mundësi të shumta shënimi”, tha Pauleta.

“Fakti se ai mund të luajë anash apo në mes do të jetë aset. Por ekziston gjithmonë rreziku se njëri prej tyre do të shënojë më pak gola. Kjo vlen për Mbappen, ai duhet ta pranojë këtë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)