Juve dëshiron ta rregullojë të ardhmen e Dybala sa më shpejt të mundet

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 22:15
Juve dëshiron ta rregullojë të ardhmen e Dybala sa më shpejt të mundet

E ardhmja e sulmuesit të Argjentinës ende është në hava, derisa kontrata e tij pritet të skadojë në verën e ardhshme

Sipas Tuttosport, Juventusi dëshiron që ta rregullojë të ardhmen e Dybala sa më shpejt që është e mundur.

Kontrata e tanishme e argjentinasit pritet të skadojë në janar të vitit 2022 dhe ai do të jetë i lirë për të nënshkruar me skuadra të tjera që në muajin janar.

Juve dhe Dybala thuhet se janë të relaksuar në negociata, por kontrata e re nuk po bëhet për shkak se janë në pyetje 2 milionë euro pagë që i ndajnë palët nga ajo. 


(Kosova Sot Online)