Brazili fiton pastër ndaj Perus, shkëlqen Neymar

  • S.A /
  • 10 September 2021 - 11:22
Brazili fiton pastër ndaj Perus, shkëlqen Neymar

Brazili ka vazhduar me fitore në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Brazili triumfoi pastër ndaj Perus me rezultat 2:0, në një ndeshje ku shkëlqeu ylli i Paris Saint-Germain, Neymar. Ai ishte protagonist në dy golat, duke shënuar një dhe asistuar në tjetrin. Fillimisht, Neymar asistoi për Ribeiron në minutën e 15-të, për të kaluar vendasit në avantazh.

Ishte minuta e 40-të kur Neymari realizoi golin e dytë të vendasve, e që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi. Me këtë fitore, Brazili vazhdon i vetëm në krye të renditjes me tetë fitore nga tetë ndeshje, duke grumbulluar kështu 24 pikë. Ndërkohë, Peruja mbetet e shtata me tetë pikë. 

(Kosova Sot Online )