S’luan më për ta, por Barcelona krenohet me rekordin e ri të Messit

  • G.G /
  • 10 September 2021 - 13:15
S’luan më për ta, por Barcelona krenohet me rekordin e ri të Messit

Lionel Messi shënoi golin e tij të 79-të ndërkombëtar të enjten në mbrëmje për të thyer rekordin e golave për meshkuj në Amerikën e Jugut që mbahej nga legjenda braziliane Pele.

Messi realizoi tre gola në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Bolivisë mbrëmë, e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës.

Pas këtij rekordi, klubi spanjoll, Barcelona është krenuar me suksesin e ri të Messit, ndonëse më ai nuk është lojtar i tyre.

“Top-golashënues për Amerikën Jugore. Briliante, Leo”, shkroi Barcelona në profilin e tyre në Twitter.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1436266251488317440?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1436266251488317440%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsluan-me-per-ta-por-barcelona-krenohet-me-rekordin-e-ri-te-messit%2F

(Kosova Sot Online)