Agjenti ia ofrojë Fatin Manchester Cityt

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 16:34
Agjenti ia ofrojë Fatin Manchester Cityt

Mediat e huaja shkruan sot se agjenti i Ansu Fatit ia ka ofruar lojtarin e vet Manchester Cityt

Jorge Mendes është duke kërkuar me ngul një marrëveshjes me Barcelonën për numrin 10 të ri, Ansu Fati.

Siç raporton sot El Nacional, Ansu Fati i është ofruar Manchester City dhe disa skuadrave të tjera në Europë nga agjenti i tij, Jorge Mendes.

I ashtuquajturi “super agjent” thuhet se është duke u përpjekur për ta “frikësuar Barcelonën në mënyrë që ata të bëjnë një ofertë për një kontratë me kushte financiare të përmirësuara, para se ai të kthehet e të luajë.

Kujtojmë se Fati mori numrin e Leo Messi në Barcelonë, derisa nuk ka luajtur afër një vit për shkak të një lëndimi në ligamente. 

(Kosova Sot Online)