Ceferin: Nuk shqetësohem nëse nga Liga e Kampionëve largohen Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 18:10
Ceferin: Nuk shqetësohem nëse nga Liga e Kampionëve largohen Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi

Aleksandro Ceferin po ashtu ka pasur kritika të ashpra kundër Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez

Aleksander Ceferin ka theksuar se largimi potencial i tre rebelëve të Super Ligës së Europës – Real Madrid, Barcelona dhe Juventus – nuk është shqetësim i madh për UEFAnë.

Presidenti i UEFA-së ka shpjeguar që ai nuk e kupton vendimin e tyre për të formuar një ligë të re europiane, derisa po ashtu dëshiron që ata të luajnë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

“Nuk do të shqetësohem edhe nëse ata largohen”, tha Ceferin në një intervistë do të publikohet këtë vikend në Der Spiegel.

“është shumë qesharake që ata kanë themeluar një garë të re dhe në të njëjtën kohë ata dëshirojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon”.

“Këto tre klube, thjesht, kanë lider jokompetent. Këta djema ([Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli] janë përpjekur ta vrasin futbollin”.

Ceferin ka pasur më shumë kritika për Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez duke bërë marrë shembullin e dështimit të Los Blancos për ta transferuar Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain.

“A e kritikon UEFA-në dhe thotë që klubi mund të mbijetojë vetëm me një Super Ligë dhe pastaj përpiqet që ta transferojë Kylian Mbappen për 180 milionë euro”, citohet të këtë thënë Ceferin.

Presidenti i UEFA-së po ashtu ka theksuar se ai ka pasur kërcënime me anë të një telefonate të një këshilltari të Super Ligës, i cili i ka sugjeruar atij që UEFA duhet ta organizojë një garë të re.

Kur Ceferin e refuzoi idenë, ai kishte thënë që klubet e interesuar kanë shumë para dhe ndikim kështu që ata do ta padisin atë nëse ai nuk dorëzohet.

Ceferin po ashtu ka propozuar disa reforma për rregullën e Fer Playit Financiar, me pagesa të obligueshme që do t’ju imponohen klubeve nëse ata e kalojnë limit kur është puna e shpenzimeve dhe ai ka sugjeruar se kjo duhet të bëhet për të gjitha klubet.

“Në të ardhmen ne dëshirojmë të flasim për një baraspeshë në garë se sa për fer play financiar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)