Koeman: Nuk kam folur për kontratë time, derisa Laporta foli në media

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 20:45
Koeman: Nuk kam folur për kontratë time, derisa Laporta foli në media

Ronald Koeman është ankuar për rrjedhjet e lajmeve në media që kanë të bëjnë me kontratën e re të tij

Ronald Koeman ka shprehur shqetësimin e tij me mënyrën në të cilën është shpërndarë informacioni për zgjatjen e kontratës së tij nga presidenti i Barcelonës Joan Laporta në media ditëve të fundit.

Sipas raporteve, Barcelona do t’i ofronte kontratë të re trajnerit holandez në rast se ai arrin disa kushte të caktuara nga klubi,  gjatë sezonit të dytë me Blaugrana.

“Gjërat që me shqetësojnë në këtë rast është se ata nuk treguan mbështetjen e duhur për trajnerin”, tha Koeman për Algemeen Dagblad.

“Dy javë më parë, ne kishim biseduar me Barcelonën për kontratën e re. Nga tërë ajo bisedë që kemi biseduar asgjë në shtyp dhe media nuk ka qenë e saktë, derisa atë e ka komentuar presidenti me gazetarë të caktuar gjatë javës së kaluar ku ka folur edhe për gjendjen që është klubi, financat, etj”.

“Ditën tjetër, një media thoshte se Koeman do të nënshkruante kontratë të re nëse ai përmbush tri kushte. Mendoj se kjo nuk ka të bëj asgjë me të vërtetën”.

Një nga këto raporte theksonte që Riqui Puigit dhe Samuel Umtitit ai duhet t’i jep më shumë minuta në fushë, por Koeman ngulmon që është ai i cili merr vendime në lidhje me formacionin.

“Jam unë ai i cili vendosi se kush mund të luajë për skuadër”, ka theksuar Koeman.


(Kosova Sot Online)