Giroud negativ në testin për Covid, i gatshëm për ndeshjen kundër Lazios

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 20:55
Giroud negativ në testin për Covid, i gatshëm për ndeshjen kundër Lazios

Lajm i mirë për Milanin, pasi që Olivier Giroud është testuar negativ me Covid-19 dhe kështu do të jetë gati për ndeshjen e së dielës kundër Lazios

Sulmuesi ishte infektuar me koronavirus në fillim të javës së kaluar dhe ka qenë i vetizoluar në shtëpinë e tij në Milan.

Klubi ka konfirmuar me një deklaratë që Giroud është testuar negativ me Covid.

Ai do të bëjë edhe disa kontrolle mjekësore nesër derisa sipas protokolleve të Qeverisë Italiane ai mund të kthehet në stërvitje.

Kjo po ashtu do të thotë se francezi do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen kryesore të javës së tretë në Seria A, Milan-Lazio.

Giroud ka pasur një start të mirë për kuqezinjtë, ku shënoi dy gola në fitoren 4-1 të Milanit kundër Cagliarit në San Siro.

Trajneri, Stefano Pioli do të këtë në dispozicion edhe Zlatan Ibrahimovicin dhe Franck Kessien pasi që ata janë rikuperuar nga lëndimet dhe janë stërvitur me skuadrën gjatë këtyre ditëve.


(Kosova Sot Online)