Messi dhe rekordet që do ta bëjnë atë futbollistin më të mirë në histori

  • A.P /
  • 11 September 2021 - 00:05
Messi dhe rekordet që do ta bëjnë atë futbollistin më të mirë në histori

Argjentinasi tejkaloi Pelen me më se shumti gola të shënuar me Kombëtare në Amerikën e Jugut

Lionel Messi ka shtuar edhe një rekord tjetër gjatë ndeshjeve me Kombëtare, duke kaluar me gola të shënuar me Argjentinën, legjendën braziliane Pelen, pasi që shënoi het-trik me Bolivinë.

Derisa ai vazhdon të thyejë rekorde, Messi po e mban ende debatin se kush është futbollisti më i mirë në histori i gjallë, edhe pse njerëzit në përgjithësi të tillë e konsiderojnë Pelen dhe Diego Maradonën.

Nëse shikojmë numrat, Messi nuk është shumë larg të qenit më i mirë në histori, derisa ai vazhdon të thyejë rekorde me këmbët e tij.

Messi ka fituar gjashtë Topa të Artë dhe katër nga ta kanë ardhur në vazhdimësi, kurse në moshën 23 vjeçare ai ishte lojtari më i ri që e fiton këtë çmim, në vitin 2009.

Gjatë kohës se tij në Barcelonë ai shënoi 474 gola në garat spanjolle dhe 672 gola në total, duke e bërë atë si golashënuesin më të mirë në botë që ka shënuar për një klub.

Më 2015, ai bëhet i vetmi lojtarë që shënon në shtatë gara zyrtare brenda një viti kalendarik, derisa ai shënoi në Kupën e Mbretit, në Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, La Ligën, Kupën e Amerikës, Botërorin e Klubeve dhe në kualifikimet për Botëror në Amerikën e Jugut.

Ai është i vetmi lojtar që ka fituar, Topin e Artë, Lojtari më i mirë i FIFA-së, Këpucën e Artë brenda një viti, madje këtë e ka arritur në dy raste, në sezonin 2011/12 dhe 2019/20.

(Kosova Sot Online)