Lexoni edhe:
Franca nis hetime ndaj ish-ministres së Shëndetësisë shkaku i pandemisë
Kylian Mbappe dhe Reali i i Madridit nuk u bënë bashkë këtë verë, pavarësisht këmbënguljes deri në fund të palëve, pasi Paris Saint Germain u rezistoi ofertave të spanjollëve dhe kërkoi të mbajë francezin të paktën edhe një vit në “Parc des Princes”, ashtu siç parashikon kontrata.
Megjithatë “martesa” Mbappe-Real Madrid vetëm sa është shtyrë me disa muaj, pasi sulmuesi i talentuar ka kontratë deri verën e ardhshme me PSG-në dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, pasi e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Prej muajit janar sulmuesi francez është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë dhe mediat në Paris raportojnë se Mbappe është gati të firmosë një kontratë 6-vjeçare me “Los blancos”, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro pagë vitin e parë dhe nga 20 milionë euro neto në 5 vitet në vijim.
Franca nis hetime ndaj ish-ministres së Shëndetësisë shkaku i pandemisëLexoni edhe:
Nga ana tjetër, Florentino Perez synon ta blindojë sulmuesin francez jo vetëm me një kontratë afatgjatë, por edhe me një klauzolë stratosferike prej plot një miliardë eurosh, aq sa e ka pasur dikur Cristiano Ronaldo dhe e kanë aktualisht Bale e benzema. Natyrisht që asnjë klub nuk mund të marrë përsipër të paguajë një shifër të tillë, ndaj edhe kjo klauzolë ka më shumë vlerë simbolike, pasi i jep klubit pozita vendimmarrëse në lidhje me të ardhmen e futbollistëve.
(Kosova Sot Online )