Para pesë vitesh, McGregor i kishte thënë Ronaldos se do t’ia rrëmbente pozitën e parë si sportisti më i paguar në botë

  • S.A /
  • 11 September 2021 - 12:35
Para pesë vitesh, McGregor i kishte thënë Ronaldos se do t’ia rrëmbente pozitën e parë si sportisti më i paguar në botë

Conor McGregor kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldon rreth asaj se cili do të ishte më i pasuri në botë.

Në maj të këtij viti, ishte njoftuar se ylli i UFC-së është sportisti më i pasur, duke lënë mbrapa portugezin.

Luftëtari 33-vjeçar arriti të fitonte mbi 140 milionë euro, sipas Forbes edhe pse kishte luftuar vetëm një herë brenda një viti. Të ardhurat që përfshihen në këtë shumë erdhën edhe nga shitja e pijes së tij tashmë të njohur, Proper 12 Whiskey. Por, para pes vitesh, McGregor i kishte thënë Ronaldos se do ta mposhte në listën e sportistëve më të paguar në botë.

“Ju ishit numri nj në listën e Forbes, unë isha si i 35-ti. Do të arrij atje”. Ronaldo më pas e kishte pyetur me shaka: “Edhe një herë renditja juaj?”.

“Diçka si, i 38-ti mendoj”, ishte përgjigjur irlandezi. Në momentin që mori vendin e parë, McGregor i kishte thënë Ronaldos se gjërat që i kishte parashikuar, ka dëshirë gjithmonë të dalin.

(Kosova Sot Online )