“Viva Ronaldo”, tifozët e Manchester Unitedit nisin këngën për yllin portugez

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 14:34
“Viva Ronaldo”, tifozët e Manchester Unitedit nisin këngën për yllin portugez

Cristiano Ronaldo pritet të paraqitet sot për Manchester Unitedin në ndeshjen kampionale në Premierligë ndaj Newcastle United, ndeshje kjo që luhet në “Old Trafford”.

Dueli fillon në orën 16:00, ndërsa tifozët e Manchester United kanë filluar këngën për ta mirëpritur Ronaldon në rikthimin e tij.

Pas 12 viteve, ylli portugez rikthehet në vendin ku u formua si lojtar i klasit botëror.

Ai erdhi nga Juventusi këtë verë, ku i kaloi tri sezone.

(Kosova Sot Online)