Dështon Tottenhami, mposhtet bindshëm nga Crystal Palace

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 15:39
Dështon Tottenhami, mposhtet bindshëm nga Crystal Palace

Tottenham Hotspur nuk ka arritur të vazhdojë ciklin e fitoreve në sezonin e ri në Premierligë.

Në xhiron e katërt, ekipi i udhëhequr nga Nuno Espirito Santo u mposht thellë në udhëtim ndaj Crystal Palace me rezultat 0:3.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Tottenhamin që nuk tregoi asgjë për ta dëshmuar që e meritonte primatin në tabelë.

Pjesa e dytë nisi keq për Tangangan e përgjithësisht për Tottenhamin.

22-vjeçari anglez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pesë minutave, për ta lënë në baltë klubin e tij, që më vonë do të pësonte debakël.

Në minutën e 75-të akordohet penallti për vendasit, që në gol arrin ta shndërrojë Wilfried Zaha.

Nëntë minuta më vonë rezultati dyfishohet përmes Edouard, teksa u asistua nga autori i golit të parë, Zaha.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Edouard shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Crystal Palace sot për fitoren 3:0.

Tottenham mbetet përkohësisht në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Crystal Palace ngjitet i 11-ti me pesë pikë.

(Kosova Sot Online)