Ronaldo dygolësh në debutimin e tij të dytë, United në vendin e parë

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 18:03
Ronaldo dygolësh në debutimin e tij të dytë, United në vendin e parë

Cristiano Ronaldo ka debutuar me dy gola të shënuar për Manchester United në Old Trafford sonte për t’ia siguruar një fitore të rëndësishme Manchesterit në Premier Ligë. Ronaldo shënoi në pjesën e parë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 61-të të pjesës së dytë. Golin e tretë për United e shënoi Bruno Fernandes (80) dhe Lingard (92).  Për Newcastle shënoi Manquillo (56)

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer që në debutimin e tij të parë për Manchester United duke ja siguruar një fitore të rëndësishme Djajve të Kuq.

Ronaldo startoi në këtë ndeshje nga minuta e parë dhe ishte krucial për fitoren e tri pikëve.

United e filloi mirë këtë ndeshje dhe vazhdimisht ishte në kërkim të golit. Ai do të vinte në dy minutat shtesë të pjesës së parë pas një gobimi që bëri portieri i Newcastle, Woodman.

Ronaldo do të gjendej aty mirë dhe do të shënonte gol nga afërsia për rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë mysafirët ishin më kërkues dhe do të arrinin që të barazonin rezultatin. Allan Saint-Maxim do të pasonte për Javier Manquillo që do të shënonte gol në minutën e 56-të.

Reagimi i Manchester Unitedit do të ishte i shpejt dhe ata do të shënonin përsëri.

Ishte prapë Ronaldo i cili pasi mori një top të mirë nga Luke Shaw depërtoi dhe shënoi një gol të bukur në mes të këmbëve të portierit Woodman.

United do ta siguronte fitoren kur në minutën e 80-të, ylli i tjetër portugez Bruno Fernandez do të shënonte gol në minutën e 80-të të ndeshjes. Ai u asistua nga mesfushori francez, Paul Pogba.

Pa dyshim ky ishte goli më i mirë në këtë ndeshje pasi që Bruno shënoi gol të bukur nga pothuajse 26 metra.

Pogba do të kishte dorë edhe në golin e katërt të United pasi që do të pasonte për Lingard që shënoi gol në minutën e dytë shtesë të takimit.

Pas kësaj fitoreje Manchester United ngjitet në vendin e parë me 10 pikë duke lënë pas Cityn, Tottenhamin me nga nëntë pikë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/09/EvmjypPFMXxuZ8fXAIQZ_11_c4166932aa3cc45a2f3f931fbbddda40_video_480p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)