Një mijë ndeshje si trajner për Mourinhon

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 21:00
Një mijë ndeshje si trajner për Mourinhon

Ndeshja e sontme mes Romës dhe Sassuolos do të jetë e veçantë për Jose Mourinhon.

Trajneri portugez e zhvillon ndeshjen e 1000-të si trajner.

Gjatë kësaj kohe, “The Special One” ka fituar 18 trofe, ndërsa nga 999 ndeshje, Mourinho i ka fituar 637, ka barazuar në 204 dhe ka humbur në 158 prej tyre.

Në karrierën e tij si trajner, Mourinho ka menaxhuar ekipe si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma. 


(Kosova Sot Online)