Karl-Heinz Rummenigge: Largimi i Messit ishte një autogol për Barcelonën

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 09:32
Karl-Heinz Rummenigge: Largimi i Messit ishte një autogol për Barcelonën

Karl-Heinz Rummenigge, ish drejtori i Bayern Munich ka folur për largimin e Leo Messit nga Barcelona në afatin e fundit kalimtar.

Rummenigge shijoi fitoren e thellë të Bayernit ndaj Barcelonës me rezultatin 2-8 në Ligën e Kampionëve, por beson se Barcelona mund të jetë më e dobët pa Messin, pasi largimi i tij ishte një autogol.

“Brenda tre vitesh, LaLiga ka humbur dy simbolet e saj. Cristiano shkoi te Juventusi dhe tani, Messi te PSG”, tha fillimisht Rummenigge.

“Të dy lënë një boshllëk sa i përket marketingut që nuk mund të plotësohet. Gjithkush është i lirë të thotë atë që dëshiron, por unë e konsideroj një autogol të detyruar të lirosh Messin për shkak të pasojave të financiare”, përfundoi Rummenigge në një intervistë për AS.

(Kosova Sot Online)