E bukur: Të gjithë në stadium brohorasin emrin e Shaqirit, futbollisti gëzon tifozët me asistim

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 09:35
E bukur: Të gjithë në stadium brohorasin emrin e Shaqirit, futbollisti gëzon tifozët me asistim

Skuadra e Lyonit ka fituar mbrëmë ndaj Strasbourg me rezultatin 3:1.

Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili asistoi tek goli i dytë i klubit francez.

Pak para asistimit të tij, një tifoz ka kapur një moment mjaft të bukur në stadiumin e Lyonit.

Në momentin kur Shaqiri u afruar për të ekzektuar një goditje këndi, të gjithë tifozët prapa portës kënduan emrin e lojtarit të ri të Lyon.

Pas vetëm 10 sekondave, ai gëzoi të pranishmit në stadium edhe më shumë, pasi asistoi tek Delanyer – i cili thelloi avantazhin.

Më poshtë keni momentin kur Shaqiri asiston në debutimin e tij tek Ligue 1 me Lyon:

(Kosova Sot Online)