Hamilton: Rrethi i kabinës ma shpëtoi jetën

  • S.A /
  • 13 September 2021 - 14:13
Hamilton: Rrethi i kabinës ma shpëtoi jetën

Hamilton: Rrethi i kabinës ma shpëtoi jetën

Lewis Hamilton ka thënë se rrethi i sigurisë në kabinën e formulës së tij ia ka shpëtuar jetën atij gjatë përplasjes me rivalin Max Verstappen në Italian Grand Prix.

Beteja në Formula 1 mes liderit të kampionatit Max Verstappen dhe kampionit në fuqi Lewis Hamilton ka mundur të përfundonte me fatalitet për vozitësin britanik, pas përplasjes mes tyre të dielën. Express.

Shtatë herë kampioni i botës, 36-vjeçar, u godit nga vozitësi i Red Bullit Verstappen por rrethi mbrojtës në kabinën e Mercedesit të Hamiltonit doli të ishte vendimtar.

“Ndihem shumë me fat sot. Falë Zotit rrethi më shpëtoi mua dhe ma shpëtoi kokën”, tha Hamilton pas përplasjes.

“Jam mirënjohës që jam ende këtu. Ndihem tejet i bekuar që dikush po më shikonte nga lart sot”, shtoi ai.

Të dy vozitësit shpëtuan pa lëndime, por Hamilton është me fat pasi shumë lehtë ka mundur të pësonte rëndë nga ajo përplasje.

Përplasja ndodhi në rrethin e 26 të garës në Monza kur Verstappen po afrohej drejt një kthese me shpejtësi 362kmh.

Verstappen u përpoq ta kalonte Hamiltonin nga ana majtë, por doli nga pista dhe u përplas në britanikun.

Goma e djathtë e formulës së vozitësit holandez e goditi kabinën e formulës së Hamiltonit dhe britaniku shpëtoi vetëm falë rrethit të kabinës, përndryshe do të pësonte një goditje fatale në kokë.

Vlerësohet se Verstappen ishte ai që e shkaktoi përplasjen dhe si pasojë u dënua me tri pozita në garën e ardhshme në Rusi më 26 shtator.

(Kosova Sot Online )