Rodrygo e humb vendin në Real Madrid, mund të largohet në janar

  • S.A /
  • 13 September 2021 - 14:22
Rodrygo e humb vendin në Real Madrid, mund të largohet në janar

Ylli Brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes ka luajtur shumë pak minuta në këtë fillim sezoni dhe rëndësia e tij në skuadër ka rënë ndjeshëm. Në klub e dinë se mungesa e minutave nuk i bën mirë brazilianit që shikohet si e ardhmja e sulmit të “Los Blancos”. E gjitha do të varet nga e ardhmja e Eden Hazard. Reali po sheh mundësinë e largimit të belgut në merkaton e janarit, e  nëse nuk arrihet, Rodrygo do të huazohet. Disa ekipe janë të interesuara për 20-vjeçarin dhe një prej tyre është West Ham i udhëhequr nga David Moyes. Hammers humbën Lingard pasi nuk arritën një marrëveshje me Man United për të blerë kartonin e tij dhe deri më tani nuk kanë arritur ta zëvendësojnë.

Braziliani është një nga opsionet që i pëlqen shumë klubit dhe ata tashmë e kanë njoftuar Realin që janë të interesuar për lojtarin. Sidoqoft, gjithçka do të varet nga Eden Hazard pasi një largim i belgut do ta ulte konkurencën në atë pozicion dhe “galaktikët” do ta ruanin talentin e tyre.

(Kosova Sot Online )