Lexoni edhe:
Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë për krim të organizuar e korrupsion ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit e 14 personave tjerë
Juventusi do të jetë mysafir i Malmos në takimin që zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Takimi që luhet të martën (nesër), fillon në ora 21:00 në stadiumin “Eleda Stadion”, me Zonjën e Vjetër që shihet si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Juventusi nuk mund të llogarisë në lojtarët si Arthur Melo, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge që janë të lënduar.
Lista e plotë e Biankonerëve:
Portierët: Szczesny, Pinsoglio, Perin
Mbrojtësit: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Bonucci, Rugani
Mesfushorët: Ramsey, McKennie, Rabiot, Locatelli, Bentancur, Kulusevski
Sulmuesit: Morata, Dybala, Kean.
(Kosova Sot Online )