Craig Bellamy largohet nga Anderlecht, shkak bëhet depresioni

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 19:51
 Craig Bellamy largohet nga Anderlecht, shkak bëhet depresioni

Anderlecht bën me dije se Craig Bellamy nuk është më pjesë e stafit teknik të skuadrës belge të drejtuar nga Vincent Kompany.  

Shkaku i lamtumirës së uellsianit i cili në karrierë është aktivizuar me Liverpoolin dhe Manchester City-n në Premier League është depriosioni.

Bellamy nuk është mirë nga ana psikologjike dhe ka nevojë për kurim.

Anderlecht në njoftimin për largimin e Bellamy shkruan se uellsiani ka patur një rol të rëndësishëm në klub për rritjen e talenteve si Jeremy Doku e Sambi Lokonga, por shëndeti është ai që ka më shumë rëndësi me klubin belg që shkruan se Bellamy do t’i ketë gjithmonë të hapura dyert e klubit.

(Kosova Sot Online)