Klose: Tromboza kujtim i largët, dua të nis karrierën si trajner

  • S.A /
  • 14 September 2021 - 11:16
Klose: Tromboza kujtim i largët, dua të nis karrierën si trajner

Një trombozë në muajin maj shqetësoi jo pak ish sulmuesin legjendar gjerman, Miroslav Klose, i cili në një intervistë për mediat gjermane zbulon se gjithçka është një kujtim i largët dhe se tani po sheh përpara drejt karrierës si trajner.

Tashmë 43-vjeçar, Klose la punën si pjesëtar i stafit teknik të Bayernit të Munihut për t’u marrë me shëndetin e tij, ndërsa tani zbulon se plani i ardhshëm është të nisë karrierën si trajner i parë. "Tromboza është një kujtim i largët dhe gëzoj sërish shëndet të plotë. Mjekët kanë dhënë miratimin për t’iu rikthyer normalitetit dhe tani dua të nis punën me kohë të plotë si trajner i parë. Nuk kam preferenca në klube apo liga, por thjesht të nis punë sa më shpejt”, u shpreh Klose.

Kosova Sot Online )