Juventusi dhe Milani rivalizojnë njëra-tjetrën për shërbimet e Iscos

  • S.A /
  • 14 September 2021 - 16:16
Juventusi dhe Milani rivalizojnë njëra-tjetrën për shërbimet e Iscos

Isco Alarcon duket se do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar dimëror.

Spanjolli nuk është në planet e Carlo Ancelottit dhe largimi i tij raportohet se është i pashmangshëm.

Sipas asaj që bën të ditur Calciomercato, Juventusi dhe Milani janë tejet të interesuar për shërbimet e tij.

Real Madridi është i gatshëm ta shesë lojtarin dhe kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.

Mesfushori ka kontratë me Los Blancos deri në qershor të vitit 2022 dhe nuk e ka në plan ta rinovojë atë.

Por, Zonja e Vjetër dhe Rossonerët mund të presin deri në verën e vitit të ardhshëm, që ta rrëmbejnë më pas atë si lojtar të lirë.

(Kosova Sot Online )