Nuhiu: Drita e gatshme për t’u përballur me Ballkanin

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 17:53
 Nuhiu: Drita e gatshme për t’u përballur me Ballkanin

Në ndeshjen e katërt kampionale, Drita e pret në shtëpi Ballkanin, ndeshje kjo që do të zhvillohet nesër, e mërkure ora 16:00 në stadiumin “Selami Osmani-Bezi” në Gjilan.

Në konferencën e mbajtur, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu foli për rëndësinë e këtij takimi, duke theksuar se klubi tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet.

“Nesër na pret një përballje e fortë, takohen dy skuadra të cilat në dy vitet e fundit gjithmonë kanë zhvilluar ndeshje të mira dhe të forta. Kjo për shkak të cilësisë të futbollistëve dhe kualitetit që kanëe njëra apo tjetra skuadër sin ë aspektin individual ashtu edhe në atë grupor. Nuk dyshohet që do të jetë ndeshje e taktizuar si nga njëri apo tjetri trajner, ne sigurisht kemi marrë masat, kemi analizuar kundërshtarin, në repartet apo edhe në aspektin individual dhe ne të gjithë kemi punuar dhe e shohim nesër në lojë se si do të rrjedhë ndeshja”, ka theksuar trajneri Nuhiu.

Ndërsa, futbollisti Ardian Cuculi potencoi se e respektojnë kundërshtarin, por do të bëjnë maksimumin për të marrë rezultatin pozitiv.

“Është një ndeshje vërtetë kampionale, është një kundërshtar shumë të fortë, me një ekip që ka treguar cilësi këto dy-tri vitet e fundit, me lojtarë shumë cilësorë, që luajnë bashkë dhe do të jetë një ndeshje që nuk do të varet rrjedha e kampionatit, por gjithsesi do të shërbejë për vazhdimësinë e njërës ekip. Duke luajtur me një ekip të tillë të tre rezultatet janë në lojë, shpresoj që me një angazhim maksimal të të gjithëve do të bëjmë përpjekjet tona për të arritur një rezultat pozitiv, pse jo edhe të fitojmë. Kështu të vazhojmë operimin tonë drejt kreut të tabelës, gjegjësisht vazhdimësinë e kampionatit”, ka thënë Cuculi.

Nga pyetjet e gazetarëve për rrjedhën e deritanishme të kampionatit dhe rezutatet në tri ndeshjet e kaluara, trajneri Nuhiu theksoi se Drita gjithmonë kërkon maksimumin e pikëve, por është vetëm fillimi i kampionatit dhe do të vazhdojnë me angazhimin nga ndeshja në ndeshje.

“Ne si Drita gjithmonë kërkojmë maksimumin. Është vetëm fillimi i kampionatit dhe nuk ka kundërshtar të lehtë, duhet cdo ndeshje të përgatitim në mënyrën më të mirë nëse duam të fitojmë. Do të vazhdojmë kështu. Po e shohim edhe ekipet tjera rivale se sa me vështirësi po shkojnë tek fitorja, edhe për ne ashtu. Është vetëm fillimi i kampionatit, ka disa futbollistë që e kërkojnë formën e tyre, ende nuk janë në maksimumin e tyre, por nga ndeshja në ndeshje duke kërkuar më të mirën nga gjithsecili”, deklaroi Nuhiu.

Futbollisti ynë, Ardian Cuculi poashtu u pyet për pritshmëritë rreth ndeshjes së nesërme dhe foli për atmosferën në klubin tonë.

“Loja se si do të jetë nesër do ja lëmë fushën. Por unë kam rrespekt për Ballkanin është një ekip cilësore, që luajnë bashkë që dy-tre vite. Është ekip që ka bërë volum në kampionat dhe në vitet e fundit ka qenë në kreun e tabelës dhe shpesh herë në vend të parë. Normalisht, ne i rrespektojmë maksimalisht, por duke e ditur gjithmonë edhe vlerat e ekipit tonë. Drita funksionon përfekt, ju e dini që lojtarët që arrijnë në klub e shohin se bëhet fjalë për një familje shumë të madhe, ngrohtësia që vjen nga ana e drejtuesëve, udhëheqësve dhe lojtarëve. Ne edhe lojtarët që jemi këtu më gjatë, jemi gjithmonë në mbështete të lojtarëve të rinj dhe vijnë rezultatet e duhura. Mendoj se janë adaptuar të gjithë, por e pamë edhe në ndeshjet e Evropës secili lojtar e dha maksimumin dhe u ndje mirë në këtë fanellë. Nuk është lehtë të luash për Dritën, është një fanellë që rëndon, por gjithsesi cdo lojtarit i kemi krijuar komoditet. Motivimi nuk mungon, tani jemi në një rrugë të cilën e dijmë se cfarë duam dhe cka kërkohet nga ne dhe shpresojmë që nga ndeshja në ndeshje të jemi mirë e më mirë”, përfundoi Cuculi.

FC Drita është nikoqir i Ballkanit në ndeshjen derbi të javës së katërt në Superligë. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Selami Osmani – BEZI” në Gjilan, e mërkure, ora 16:00.

(Kosova Sot Online)