Drejtori i PSG-së: Mbappe nuk largohet as në fund të sezonit

  • S.A /
  • 15 September 2021 - 09:38
Drejtori i PSG-së: Mbappe nuk largohet as në fund të sezonit

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, nuk shqetësohet për të ardhmen e Kylian Mbappes, pavarësisht thashethemeve të mëdha se ylli francez do t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Leonardo ka thënë se Mbappe nuk do të largohet nga Parisi në fund të sezonit.

Madridi u përpoq ta joshte Mbappen të largohej nga PSG-ja për ta vazhduar karrierën në Santiago Bernabeu, duke i ofruar 220 milionë euro për të në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Gjiganti i Ligue 1 e refuzoi ofertën e spanjollëve, përkundër faktit se Mbappe do të jetë lojtar i lirë në verë.

Por Leonardo është i bindur se 22-vjeçari do të mbetet në Parc des Princes edhe për shumë vite.

“Mbappe nuk largohet në fund të këtij sezoni. askush nuk po mendon për të ardhmen e Paris Saint-Germain pa Kylianin”, tha Leonardo.

“Në njëfarë mënyre, Kylian e përfaqëson dallimin mes të thellës dhe sipërfaqes. Lidhja e Kylianit me PSG-në është e thellë. Prandaj ne nuk mendojmë për asgjë tjetër”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )