Bayerni po punon për transferimin e sulmuesit të Chelseat

  • G.G /
  • 15 shtator 2021 - 14:19
Bayerni po punon për transferimin e sulmuesit të Chelseat

Bayern Munich është duke punuar për ta blerë sulmuesin e Chelseat Timo Werner në janar.

Gjiganti i Bundesligës kishte shprehur interesim të madh për sulmuesin gjerman edhe në verë, por nuk ia kishte dalë ta bindë atë të largohet nga Londra.

Sipas Football Insider, Bayerni do të përpiqet ta joshë Wernerin t’i bashkohet klubit në janar.

Bayerni është në kërkim të një qendërsulmuesi i cili mund ta mbulojë dhe t’i bëjë konkurrencë Robert Lewandowskit, i cili i mbushi 33 vjet muajin e kaluar.

24-vjeçari ka kontratë afatgjate me Chelsean, por e ka humbur vendin në ekipin e [parë të trajnerit Thomas Tuchel pas ardhjes së Romelu Lukakut nga Interi.

Werneri ka luajtur vetëm nëntë minuta në tri ndeshje të Premierligës këtë sezon.

(Kosova Sot Online)