Barcelona synon ndryshime rrënjësore në vijën e mbrojtjes

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 14:20
Barcelona synon ndryshime rrënjësore në vijën e mbrojtjes

Barcelona është duke i vëzhguar pesë mbrojtës, në përpjekje për ta ndryshuar rrënjësisht mbrojtjen e moshuar të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Mosha e Gerard Piques, paraqitjet e dobëta të Clement Lenglet, largimi i pritshëm i Samuel Umtitit dhe dyshimet për cilësitë e Oscar Minguezas, i kanë shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për ndryshime të mëdha në këtë repart të fushës.

Ka kohë që Barça po mendon ta gjejë një zëvendësues të denjë për qendërmbrojtësin spanjoll Pique, i cili në shkurt i mbush 35 vjet.

Listës së dëshirave të katalonasve i prin mbrojtësi i talentuar i Lille, 21-vjeçari Sven Botman.

Në listën e dëshirave të Barçës janë edhe Mohammed Salisu i Southamptonit në Premierligë, Aymeric Laporte i Manchester City, Matthijs De Ligt i Juventusit dhe Cristian Romero i Tottenhamit.

(Kosova Sot Online)