Klopp: Luajtëm mençur dhe morëm fitore të merituar, Milani për pak sa nuk ndryshoi gjithçka

  • S.A /
  • 16 September 2021 - 08:40
Klopp: Luajtëm mençur dhe morëm fitore të merituar, Milani për pak sa nuk ndryshoi gjithçka

Jurgen Klopp pranon se Liverpooli u ‘rrëmbye’ nga loja e tyre gjatë fitores 3-2 në Anfield, por ka lavdëruar edhe paraqitjen e Milanit.  

Reds filluan mirë në Anfield, duke kaluar në epërsi përmes një devijimi të goditjes së Trent Alexander Arnold dhe duke parë penalltinë e pritur të Mohamed Salah nga Mike Maignan.

Pavarësisht se dominuan për gjysmë ore, ata shkuan në pushim me disavantazh 2-1, pasi Milani shënoi dy gola me Ante Rebic dhe Brahim Diaz. “Filluam jashtëzakonisht mirë. Luajtëm një super, super lojë. Një lojë intensive, por edhe e mençur futbolli”, ka thënë fillimisht Klopp për BT Sport pas ndeshjes.

“Ne luajtëm në të gjitha hapësirat që duhej të luanim dhe nuk u dhamë asgjë deri në… Nuk jam i sigurt saktësisht”.

“Ne u ndëshkuam për këtë në minutat e fundit të pjesës së parë, por filloi më herët. Ne u morëm me futbollin tonë. Nuk luajtëm thjeshtë, në sulm dhe mbrojtje nuk ishim më të organizuar.

(Kosova Sot Online )