Barcelona i humb edhe dy futbollistë për kohë të pacaktuar

  • G.G /
  • 16 shtator 2021 - 13:50
Barcelona i humb edhe dy futbollistë për kohë të pacaktuar

Pedri dhe Jordi Alba i janë bashkuar një liste të gjatë lëndimesh në skuadrën e Barcelonës, pasi pësuan dëmtime muskulore në mesjavë.

Mesfushori i ri dhe mbrojtësi i majtë veteran përjetuan zhgënjim të dyfishtë të martën në Ligën e Kampionëve, pasi përveç humbjes 3:0 kundër Bayern Munich, ata pësuan edhe lëndime.

Barcelona ka konfirmuar tani se Pedri dhe Alba vuajnë nga lëndime muskulore.

Mjekët e klubit katalonas ende nuk kanë konfirmuar se sa gjatë pritet të mungojnë Pedri dhe Alba.

Derisa Alba nuk qe në gjendje ta përfundonte ndeshjen në Camp Nou dhe u detyrua ta braktiste fushën më herët, Pedri luajti 90 minuta të plotë.

Pas ndeshjes, u mësua se ata vuajnë nga dëmtime muskulore. Shkalla e lëndimit të tyre nuk dihet ende.

Ata i bashkohen Ansu Fatit, Martin Braithwaite, Ousmane Dembeles dhe Sergio Agueros në listën e të lënduarave në Camp Nou.

Barcelona do të përballet me Granadan në ndeshjen e ardhshme në La Liga të hënën më 20 shtator.

(Kosova Sot Online)