Pamje: Guardiola shpjegon pse iu bërtiti Mahrezit dhe Grealishit

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 15:53
Pamje: Guardiola shpjegon pse iu bërtiti Mahrezit dhe Grealishit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shpjeguar pse iu bërtiti lojtarëve të vet, Riyad Mahrez dhe Jack Grealish, gjatë fitores së City 6:3 kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Përballja drithëruese në Etihad Stadium i prodhoi plot nëntë gola, një het-trik në kauzën e humbur të Christopher Nkunku, një karton të kuq për ish-yllin e City Angelino dhe tri pikë për vendasit.

Përfaqësuesi i Anglisë Grealish, i cili tani është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik pas kalimit në Etihad për 117 milionë euro në verë, e shënoi një gol dhe e dhuroi një asist në debutimin e tij në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Mahrez, ndërkohë, shënoi një herë nga penalltia, por Guardiola nuk ishte plotësisht i kënaqur me ta.

Ai u kap nga kamerat duke iu bërtitur atyre gjatë ndeshjes në një reagim plot zemërim.

I pyetur nga BT Sport pas ndeshjes se çfarë iu kishte thënë sulmuesve të vet gjatë ndeshjes kundër Leipzig, Guardiola tha: “Ne folëm në pushim mes pjesëve për mënyrën sesi duhej të luanim dhe atë nuk e bënë këtë. Fjalosjet ndodhin.”

Ndërsa Grealish, i pyetur se për çfarë e kishte qortuar Guardiola, tha: “Kishte të bënte me punën në mbrojtje. Nuk dua të futem në hollësi, sepse ai mund të na kërkojë të luajmë me taktikat e njëjta edhe në fundjavë”.

(Kosova Sot Online)